Në një postim të shpërndarë në Facebook, Arben Taravari kujtoi Arben Xhaferin në ditëlindjen e tij, duke theksuar se është e vështirë për njerëzit e politikës të kujtohen për mirë në Ballkan përcjell ora24.tv
Ai e përshkroi Xhaferin si një personalitet të jashtëzakonshëm, një nga të rrallët që është mbajtur mend për veprën dhe angazhimin e tij.
Edhe pse Arben Xhaferi ka kohë që ka ndërruar jetë, kujtimi i tij vazhdon të mbetet i gjallë dhe i paharruar.
Taravari përmendi se brezat e ardhshëm do të kenë gjithmonë nevojë për frymëzimin dhe trashëgiminë që ka lënë Xhaferi./ora24.tv