9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Kalendari Historik 7 Janar

1922 – Dail Eireann (Parlamenti i Irlandës), ratifikon Traktatin anglo-irlandez me një raport votash 64 me 57. Ky traktat, ishte një marrëveshje midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës dhe përfaqësuesve të Republikës, që përmbyllën Luftën Irlandeze të Pavarësisë. Ajo parashikoi krijimin e Shtetit të Lirë irlandez brenda një viti si një sundim vetë-qeverisës brenda “komunitetit të kombeve të njohur si Perandoria Britanike”. Një status i njëjtë me atë të shtetit kanadez.

 

1927 – Shërbimi i parë telefonik transatlantik, filloi transmetimin nga New York City për në Londër. Distanca gjeografike e këtij shërbimi telefonik, ishte mbi 3500 milje. Ky shërbim, do të niste një epokë të re revolucionarizimi të shërbimeve telefonike në mbarë botën. Në vitin 1876, Alexander Graham Bell ishte i pari që iu dha një për një pajisje që prodhoi përsëritje të qartë të kuptueshme të zërit njerëzor. Telefoni ishte pajisja e parë në histori që i mundësoi njerëzit të bisedojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin në distanca të mëdha.

1935 – Benito Mussolini dhe Ministri i Jashtëm Francez Pierre Laval nënshkruajnë Marrëveshjen Franko-Italiane. Tre do të ishin pika kryesore të kësaj marrëveshjeje. E para, një territor i vogël në Somalinë franceze në jug të Rahayta-s eritreiane duhej t’i jepej Eritresë italiane. E dyta, Fshati Aozou dhe rripi përreth Aozou-t në Afrikën franceze adad duhej t’i jepej Libisë italiane. Dhe e treta, Italisë iu dha një dorë e lirë nga qeveria franceze për të pushtuar Etiopinë, ose siç njihej ndërkombëtarisht në atë periudhë, Abisininë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit