10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Sela: Zoti qoftë me ata që u përballën me këtë fatkeqësi të rëndë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në fb ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Rahçe- Saraj.

Ngushllime dhe forcë e durim për të gjithë familjarët, miqtë e të afërmit e familjes që sonte në mënyrë tragjike humbën jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj.

Me shumë dhimbje kemi ndjekur përpjekjet e njësive të kërkim-shpëtimit, të cilët arritën të shpëtojnë fëmijën 4 vjeçar dhe vazhdojnë edhe në këto orë të vështira të kërkojnë pjesëtarin e pestë të familjes.

Zoti qoftë me ata që sonte u përballën me këtë fatkeqësi të rëndë, ju dhashtë durim të përballojnë dhimbjen dhe i pranoftë në mëshirën e Tij viktimat.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit