Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot për nderë të fundvitit ka organizuar pritje për gazerarët në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku u ka shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të gazetarëve gjatë këtij viti dhe theksova rëndësinë e angazhimit të tyre në forcimin e demokracisë dhe transparencës, shkruan Top24
Gashi organizoi pritje në kuvend për gazetarët
“Vlerësova, në veçanti, bashkëpunimin dhe mbështetjen në përcjelljen e punës së Kuvendit. I’u urova festën, me shpresën që vitin 2025 ta nisim me energji pozitive, për një shoqëri më të informuar dhe aktive.
Për më tepër, gjatë kësaj ngjarjeje, nderova në mënyrë simbolike gazetaren Sonja Nikolovska, e cila po i jep lamtumirën një periudhe të gjatë pune, për kontributin e çmuar që ka dhënë në fushën e gazetarisë.”





