17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Koalicioni VLEN nënshkruan memorandumin ‘Fito me Integritet’ për reforma dhe transparencë në zgjedhje

Koalicioni VLEN ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, nën titullin “Fito me Integritet” përcjell ora24.tv

Ky memorandum reflekton angazhimin e koalicionit për të realizuar reforma të thella brenda partive politike, duke synuar rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare zgjedhore të drejtë dhe transparente.

Angazhimet kryesore të koalicionit përfshijnë krijimin e një kulture organizative përfshirëse, përzgjedhjen e kandidatëve mbi meritokraci, ofrimin e mundësive të barabarta dhe garantimin e transparencës financiare, me qëllim ndërtimin e një politike më të ndershme dhe të përgjegjshme./ora24.tv

Postimi në fb 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit