Kishte, gjithashtu, pakënaqësi të thellë midis atyre që bartnin maska dhe mendonin se shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik nga ata që nuk bartnin maska.
Më shumë se 1.1 milion amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, tregojnë shifrat e CDC-së, një normë më e madhe se shumica e vendeve të tjera të pasura.
Sistemi mjekësor i Universitetit Rush në Çikago tha të martën se kërkoi që “pacientët, vizitorët dhe stafi të bartnin maska – kërkesa për bartjen e maskave në disa zona të kampusit u miratua nga spitali”. Ato përfshijnë zonat e pritjes klinike dhe regjistrimin e pacientëve”.
Cook County Health, i cili përfshin Çikagon dhe Endeavour Health në periferi të Çikagos, muajin e kaluar filloi të kërkonte përsëri maska pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Illinoisit u kërkoi spitaleve të rrisin përpjekjet parandaluese në disa fusha, duke përfshirë përdorimin e maskës në të gjithë objektin.
Në Masaçusets, Berkshire Health Systems filloi me bartjen e detyrueshme të maskave të mërkurën, sipas një deklarate.
Në Kaliforni, Qarku i Los Anxhelosit të shtunën rivendosi bartjen e maskave në të gjitha objektet e licencuara të kujdesit shëndetësor, sipas një deklarate të qarkut dhënë Shërbimit të Lajmeve të Qytetit.
Departamenti i Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje. /Rel/