Në kazermën “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles, ministri i Mbrojtejs, Vllado Misajllovski së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin, Sashko Lafçiski, sot do të marrë pjesë në Ditën për mysafirë të lartë dhe mbyllja e stëvitjes “Maple Arch 24” e cila realizohet në vendin tonë nga 25 nëntori.
“Maple Arch 24” është stërvitje ndërkombëtare në të cilën marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë nga katër armata aleate dhe dy partnere. Përveç pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë, pjesë morën edhe pjesëtarë të forcave të armatosura të Kanadasë, Polonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe Gjeogjigjë. Bëhet fjalë për stërvitje me ndihmën e kompjuterit, i kombinuar me aktivitete në terren të cilat zhvillohen njëkohësisht në terrenin ushtarak “Krivollak”.