Komisioni Shtetëror për Parandalimin e korrupsionit, në seancën e sotme njoftoi se ka hapur lëndë për Drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, Skënder Asani.
Në pyetjen e gazetarëve, kryetarja e antik korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, deklaroi se punojnë për të konfirmuar gjendjen.
“Ju njoftoj se lëndë është formuar nga ana e Komisionit dhe është në vijim procedura për konfirmimin e gjendjes faktike”, ka deklaruar kryetarja e antikorrupsionit Dimitrovska.
Para më shumë se një muaj, Ora24.tv publikoi dëshmi informacionin se në ITSHKSH, drejtori Skënder Asani ka punësuar katër familjar të tij tepër të afërt dhe atë:
HIZER ASANIN – vëllaun i drejtorit / ARKIVIST,
SADIK ASANI – djali i vëllaut / ROJTAR,
MUHAMET AMETI – burrin e motrës/ MIRMBAJTËS
Këtë e konfirmon edhe vetë instituti, i cili në pyetje për këto informata u përgjigj mes tjerash se “Mënyra e punësimit të personave të përmendur të cilët janë në punësim të rregullt bazohet në dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjit për të punësuarit në Sektorin Publik”./Ora24.tv