Pas ngjarjeve në Kumanovë, Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se, Kumanova është zgjedhur përsëri si arenë për skenare të rrezikshme dhe goditjen e radhës ndaj shqiptarëve dhe pyeti se “kush qëndron pas gjithë kësaj fushate dhe kush luan me zjarrin”?, përcjell TV21. Ash-krahu i Selës, u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes e të mos bien pre e provokimeve ndërsa kërkoi nga ndërkombëtarët që të ndërhyjë që siç thonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndaluar këto veprime dhe këtë fushatë që rrezikon jo vetëm vendin, por cenon edhe mbarë rajonin
“Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve.
Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani, Kumanova është zgjedhur përsëri si arenë për skenare të rrezikshme dhe goditjen e radhës ndaj shqiptarëve.





