Shumë nga mbi gjysmë milionë refugjatët që janë zhvendosur gjatë dy muajve të fundit nga Libani në Siri, fillimisht ishin larguar nga Siria për në Liban, për t’i shpëtuar luftës në vendin e tyre.
Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Heather Murdock, të zhvendosurit që po kthehen në Idlib, territori i fundit që ende është nën kontrollin e kryengritësve në Siri, thonë se po kthehen në një vend pak më të sigurt se Libani, por pa shtëpi, pa vende pune dhe pa ndihma humanitare.
Për vite të tëra, vullnetarët e Mbrojtjes Civile, të njohur si “Helmetat e Bardha”, u kanë ndihmuar banorëve t’u ikin bombardimeve dhe sulmeve të tjera në zonat e Sirisë të kontrolluara nga kryengritësit.