Ministri i vetadministrimit Lokal, Goran Minçev, në emrin e tij personal dhe në emër të Ministrisë së Vetadministrkmit Lokal dërgoi urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip – 22 Nëntori.
“Kjo ditë e rëndësishme është simbol i ruajtjes së identitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit shqiptar, i cili është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike. Gjuha dhe alfabeti shqip është themeli i diversitetit dhe pasurisë kulturore, që formëson të ardhmen tonë të përbashkët”, thotë Minçev në urimin.
Si Ministri e Vetadministrimit Lokal, nënvizon ai, fuqimisht jemi të përkushtuar në promovimin e iniciativave, të cilat e përkrahin përfshirjen gjuhësore dhe kulturore, duke siguruar mundësi të barabarta dhe qasje deir te shërbime publike për të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.