16.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Berishës i ndalohet komunikimi nga banesa/ Kërkesa e Prokurorisë: Vetëm me personat që jetojnë në të njëjtën shtëpi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar që ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha t’i ndalohet edhe komunikimi nga banesa e tij. Sipas kërkesës së SPAK, Berisha do të ketë komunikim vetëm me familjarët e tij, të cilët jetojnë në të njëjtën banesë me të.

Ai nuk do të mundet të ketë komunikim në Facebook, apo platformat e tjera sociale.

Këtë të martë, u shty seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Shkak është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë, që të njihet me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria.

Ata po ashtu kërkuan përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin se ka konflikt interesi me ish-kryeministrin, i cili sipas tyre e ka shkarkuar nga detyra.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit