9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Ardian Ismajli: Luajmë vetëm për tri pikë, e njohim mirë Gjeorgjinë

Ardian Ismajli vlerësoi kundërshtarin e radhës, Gjeorgjinë dhe shtoi se nesër kombëtarja e Shqipërisë synon të marrë tre pikët në “Mikheil Meskhi”, pasi vetëm fitorja i mban në garë për vendin e parë. Pas ndeshjes me Çekinë, Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë të muajit tetor ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Ne kemi ardhur këtu për tre pikët, rrugë tjetër nuk ka. Vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë. Me përkushtim, jemi të gjithë të bashkuar dhe besojmë që nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium.

 

Reagimi i skuadrës pas ndeshjes me Çekinë? 

 

Po e vërtetë, kemi dy humbje në dy ndeshjet e fundit. Besoj që në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë nuk e kemi merituar humbje. Megjithatë, tashmë është e kaluar. Duhet të shikojmë përpara. Vetëm fitorja na bën punë. Kemi ardhur për tre pikët, shpresojmë që t’ia dalim. Vetëm tre pikëshi na mban në garë për vendin e parë.

Ekipi i Gjeorgjisë? 

 

Saba ka një vit që ka ardhur te Empoli nga Gjeorgjia. Është shumë i talentuar, ka shumë aftësi fizike dhe teknike. Po luan si titullar dhe ka bërë shumë mirë, ashtu si i gjithë ekipi. Besoj dhe shpresoj që edhe ai do të vazhdojë me këtë ritëm dhe do të ketë një karrierë shumë të madhe. E dimë kualitetin e Gjeorgjisë, pikat e tyre të forta. Trajneri dhe stafi kanë analizuar çdo aspekt. Me punë, përkushtim dhe me një motiv shtesë nesër besojmë që do t’ja arrijmë qëllimit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit