Ai është dakord që ata duhet të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët, por Spasovski thotë se duhet ta shohin planin e Qeverisë.
“Ne jemi në pritje të planit të qeverisë. Si do të ndryshojë Korniza Negociatore? Si të sigurohet një pozitë më e mirë: Po them atë që është paralajmëruar nga OBRM-PDUKM. Ata premtuan se do të sigurojnë një kornizë më të favorshme negociuese. Tani është momenti që do ta ofrojë qeveria”, tha Spasovski.





