32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Sa duhan pihet në Maqedoni, shifra rekorde tek të rinjtë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë në numër të madh si duhanpirës.

45,4 për qind e popullatës janë duhanpirës dhe sipas analizës së fundit të think-tank-it Analytica, 12,4 për qind prej tyre janë të rinj nga 13 deri në 15 vjeç, përcjell INA.

Analiza tregoi se 30 për qind e të rinjve e nisin duhanin para moshës 14 vjeçare dhe 80 për qind e tyre nuk arrijnë që ta ndalin gjatë viteve në vijim.

Sipas hulumtimit të institutit Analytica, prevalenca e pirjes së duhanit në vend është 48.4 për qind, ndërsa në vendet evropiane është shumë më e ulët ose mesatarja e BE-së është 29 për qind. Në Suedi prevalenca është 8,7 për qind dhe në Greqi dhe Bullgari 27 për qind. (INA

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit