Deputeti i VMRO DPMNE-së Bojan Stojanoski u bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë ligjin për rritje të pensioneve. Ai tha se ky ligj do t’u mundësojë pensionistëve standart më të mirë jetësor.
Ky është një ligj që do të mundësojë rritje lineare të pensioneve të të gjithë pensionistëve për 2.500 denarë në mënyrë lineare, duke filluar nga pensioni i shtatorit. Bëjmë apel për bashkëpunim nga të gjitha grupet parlamentare kur është fjala për të mirën e qytetarëve. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve për mbështetje dhe menjëherë sot në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të caktohet Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini” tha Stojanoski.
Stojanoski tha se me këtë ligj e drejta për pension më të lartë do të realizohet për 300 mijë pensionistë. “Krahas kësaj rritjeje, në muajin mars do të ketë rritje edhe më shumë , pra për 2.500 denarë në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët. Kjo do të thotë realizimi i një prej premtimeve kyqe në periudhën parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia juaj” për rritje lineare të pensioneve nga 5.000 denarë” tha ai.