“Leve Palestina” – si arriti që një këngë suedeze e viteve 70-ta të bëhej një himn i ri palestinez

Advertisement

Një këngë suedeze e viteve 70-ta “Leve Palestina”, që do të thotë “Rroftë Palestina”, është bërë një himn tubimi për demonstruesit që dolën në vende të shumta të Evropës për të protestuar kundër bombardimeve në Rripin e Gazës.

Kënga e grupit Kofia dikur u tentua të censurohej nga autoritetet suedeze, të cilët ishin të afërt me njerëz që mbronin politikat sioniste, megjithatë tani është bërë përsëri një himn për palestinezët dhe aleatët e tyre për të shprehur rezistencën, transmeton Telegrafi.

“E kam nisur këtë grup muzikor (Kofia) me qëllim që t’u tregoj njerëzve historinë e vendit tim”, tha themeluesi i grupit George Totari, 77 vjeç, në një intervistë për TRT World.

“Kur erdha këtu në Suedi në vitin 1967, e kuptova se nuk mund ta kritikoja Izraelin aq hapur sa munda në Palestinë. Dhe shumica e njerëzve, qofshin në të majtë apo të djathtë, nuk dinin asgjë për Palestinën”.

 

 

Dhe kështu erdhi teksti;

Shkëmbinj dhe ullinj

“Dhe ne kemi kultivuar tokën”

“Dhe ne kemi korrur grurin”

“Ne kemi mbledhur limonët

“Dhe kemi shtypur ullinjtë”

“Dhe e gjithë bota e njeh tokën tonë”.

Totari lindi në Nazaret në vitin 1946 dy vjet përpara se të krijohej shteti i Izraelit. Ai emigroi në Suedi pas luftës së vitit 1967, në të cilën Izraeli pushtoi pjesë të mëdha të tokës palestineze.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit