Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar pasi që dyshohet se i ka dëmtuar disa vetura sot në mëngjes.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, e dyshuara ka dëmtuar tri vetura në rrugën “Xhemajl Mustafa”.