30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Mickoski tregon se me cilët parti shqiptare preferon për koalicionim, por derën nuk i’a mbyll askujt

Këtë përgjigje Mickoski e ka dhënë në pyetjen “Me kë do të bëni koalicion nëse VMRO-DPMNE nuk fiton mjaft deputetë për të formuar qeverinë e vetme?”. Kishit një deklaratë se po shikonit drejt së majtës. A është ende një opsion?’

“Unë nuk kam pasur një deklaratë të tillë, deklarata ime ka qenë se dera nuk mbyllet kurrë në politikë dhe kjo është gjithmonë parim, jo ​​vetëm në Maqedoni por kudo në botë. Kurrë mos thuaj kurrë në politikë…Do të ishte e papërgjegjshme dhe e papjekur që unë dhe VMRO-DPMNE t’ia mbyllnim derën çdo subjekti politik. Në fund të fundit, diku në mbrëmje rreth orës 20:30 ose 21:00 do të dihet saktësisht shpërndarja e forcave në përbërjen e re të parlamentit dhe do të duken konturet e koalicionit të ri, i cili sigurisht do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE”, thuhet në përgjigjen e tij.

Ditët e kaluara, LSDM-ja në pushtet ka kritikuar liderin e partisë më të madhe opozitare se i ka lënë hapësirë ​​koalicionit me të Majtën me deklaratën e tij të dhënë më parë.

I pyetur se me cilën parti shqiptare do të bëjë koalicion, Mickoski theksoi se marrëveshja për koalicion ndërmjet fituesit tek maqedonasit dhe fituesit tek shqiptarët nuk vlen më, sepse BDI-ja e ka shkelur dhe se shansi për të bërë koalicion duhet t’i jepet opozitës shqiptare, duke treguar se është e shëndetshme dhe e dobishme që BDI një periudhë ta kaloj në opozitë.

“Sa i përket një partneri të mundshëm koalicioni, e kam thënë shumë herë, do ta përsëris këtu dhe në intervistën e sotme që opozitës shqiptare t’i jepet një shans, kushtimisht thënë, në Maqedoni, që të udhëheqë resorë ministrorë, të kenë përgjegjësi në shtet dhe të shohim se me çfarë kapacitete disponon ajo. Vlerësoj se do të ishte e dobishme që BDI një periudhë ta kaloj në opozitë, që të mund të gjejë parimet e saj programore. Sepse ju e shihni që një parti që ishte opsion i gjelbërt, u shndërrua në një parti me një numër të madh të milionerëve të sapopjekur, e që tani përfundoi me një lloj nacionalizmi, nacional-romantizmi”, theksoi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit