8.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Gjithsej 551 persona me linë e dhenve, rënie në krahasim me numrin e të sëmurëve në maj

 

Muajin e kaluar, Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup e ka paraqitur edhe rastin e parë të paralizës akute flakcide (AFP), gjatë vitit 2024.

“Rasti i regjistruar është një fëmijë 13,5 vjeç nga fshati Rogle, komuna e Zhelinës, Tetovë. Rasti me AFP është i vaksinuar rregullisht me pesë doza të vaksinës së detyrueshme në pajtim me moshën dhe Kalendarin për imunizim. Nga rasti me AFP dhe dy kontakte të afërta janë marrë mostra për hulumtim virusologjik të poliomielitit dhe enteroviruseve të tjera, të cilat janë dërguar në Laboratorin referent të OBSH-së në Sofje, Republika e Bullgarisë. Rezultatet e marra janë negative, përkatësisht në materialet e testuara nuk janë  izoluar enteroviruse”, sqarojnë nga ISHP.

Gjatë muajit qershor, ka arritur një paraqitje për sëmundje infektive tek një shtetas i huaj – kollë e mirë tek një person nga Kosova, i cili ka qëndruar në vendin tonë.

Për periudhën e njejtë, në ISHP ka arritur një paraqitje për epidemi të sëmundjes ngjitëse.
“Më 17 qershor, QSHP – Shkup ka paraqitur epidemi të toxoinfectio alimentaris në territorin e Qytetit të Shkupit. EPidemia është paraqitur me shtatë persona të sëmurë nga gjithsej 70 të eksponuar, të cilët kanë konsumuar ushqim të përgatitur në objektin e njejtë, të hospitalizuar nuk ka. QSHP – Shkup në bashkëpunim me AUV-në dhe ISHSSH-në ka kryer kontroll anitar – higjienik dhe epidemiologjik në objektin ku është përgatitur ushqimi. Janë marrë materiale për analizë mikrobiologjike – nga mostra të ushqimit, strisho nga sipërfaqet e punës dhe duart e të punësuarve. Nga ana e QSHP – Shkup, janë propozuar masa adekuate sanitaro – higjienike dhe kundër-epidemike. Objekti është mbyllur deri në marrjen e rezultateve negative nga materialet e marra. Epidemia është çlajmëruar më 26 qershor”, shkruan në raportin e ISHP-së.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit