Për shkak të mungesës së dëshmitarëve, seanca e sotme për rastin kundër mjekut Zhan Mitrev në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është shtyer për më 4 shtator të këtij viti
Policia për të dy dëshmitarët të propozuar nga Prokuroria nuk ka mundur t’u dërgojë ftesë në adresën ku ata jetojnë në Tetovë dhe Gostivar, përderisa dëshmitari i tretë ka paraqitur kërkesë në Gjykatë dhe ka kërkuar që të lirohet nga marrja në pyetje për arsye shëndetësore.
Prokurori publik, për ekonomizim të procedurës ka bërë propozim për tërheqjen e këtyre dëshmitarëve, por një propozim i tillë nuk është pranuar nga mbrojtja, sipas së cilës nuk janë shterur të gjitha mundësitë ligjore për sigurimin e tyre dhe se nëse është nuk është e mundur të sigurohet prania e tyre në sallën e gjyqit për shkak të largimit të tyre jashtë vendit, se ata të mund të dëgjohen përmes video lidhjes.