9.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Begaj për Kadarenë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën emancipuesin e tyre shpirtëror

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në rrjete sociale ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Ai shkroi se Shqipëria dhe shqiptarët sot humbën gjeniun e tyre të letrave.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne”, ka shkruar Begaj.

“Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkroi tutje presidenti shqiptar

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare. Ai kishte lindur më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, qytet që e formësoi e ndikoi dukshëm edhe në krijimtarinë e tij letrare që e bëri të njohur edhe përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Për vite me radhë Kadare ishte kandidat për çmimin Nobel për Letërsinë, si dhe laureat i shumë çmimeve të tjera me rëndësi në vend si dhe në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit