32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Abuzimi me çmimet në prag të votimit të Qeverisë së re

paraprak dhe në këtë mënyrë ta mbrojnë biznesin e tyre”, thotë Nenovski.

Sipas tij, një qasje e tillë joserioze i dëmton rëndë konsumatorët, të cilët përballen me një gjendje të rëndë ekonomike.

“Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po e rëndon standardin jetësor të qytetarëve. Në vend të uljes së çmimeve, siç ishte premtuar, po ndodhë e kundërta, kemi rritje thuajse të përditshme. Veç kësaj kemi rritje të çmimeve edhe të shërbimeve tjera, përfshirë edhe prodhimet bujqësore që kanë shënuar rritje të madhe”, thotë Nenovski.

 

Nga dikasteret e ekonomisë thonë se institucionet funksionojnë, por pa dhënë detaje për masat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e çmimeve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 1 marsi ka shfuqizuar vendimin për “çmimet e garantuara”, masë kjo që ishte vendosur me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore.

Kuvendi më pas miratoi Ligjin për mbrojtje nga tregtia e jokorrekte, por në fuqi do të hyjë nga 15 shtatori, andaj deri atëherë tregtarët mbeten të lirë për vendosjen e çmimeve.

Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritjen më të ulët ekonomike nga vendet e rajonit. Sipas parashikimeve të fundit të Bankës Botërore, këtë vit vendi do të ketë një rritje prej 2.5 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm rritja ekonomike është projektuartn jetë 2.9 për qind./REL

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit