Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, ka shokuar fansat duke zbuluar se dëshiron të bëjë një ndryshim të madh në karrierë pas revanshit me Tajson Fjurin, në fund të këtij viti. Ai u bë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë, pas fitores me vendim unanim ndaj Fjurit, gati një muaj më parë. Dhe Usyk ka lënë të kuptohet se sfida e tij e dytë me Fjurin mund të jetë e fundit në peshën e rëndë.
Ukrainasi po mendon seriozisht të rikthehe në peshën e mëparshme, atë “cruiserëeight”, ku gjithashtu ishte kampion i padikutueshëm. Usyk nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij.
“Mendoj se, ndoshta pas revanshit, do të zbres në peshën time “cruiserëeight”. Unë e dua më shumë atë peshë. Mund të jem sërish kampion bote në atë Divizion. Ky është plani im, pasi kur nis përgatitjen për ndonjë duel në peshën e rëndë duhet të ha çdo herë. Për mua është e vështirë”, tha në fillim Usyk.
Ai është natyrshëm më i vogël për kategorinë e peshave të rënda dhe duket qartë se e ka të vështirë të shtojë peshë për t’u përballur me burra të përmasave të tilla si Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua. Fjuri ishte 18 kg më i rëndë se Usyk, në duelin që ata zhvilluan në Riad më 18 maj.
Një fitore e dytë ndaj Fjurit do ta linte ukrainasin me dy fitore ndaj dy emrave më të mëdhenj të Divizionit, ndaj dhe motivimi për të vazhduar në peshën e rëndë mund të mos ketë më.
Usyk u pyet gjithashtu nëse Tajson Fjuri ishte lufta e tij më e vështirë dhe më e forta që është goditur.
“Lufta më e ashpër, po. Grushti më i madh, jo. Sepse Derek Çisora ishte një rival shumë i ashpër. Kur mora një grusht prej tij unë thashë, ‘O Zot. Si një shkop bejsbolli”, u shpreh Usyk.





