Sipas informatave nga përgjegjësit në Departamentin e Punëve të Brendshme në Kriva Pallankë, puna në territorin e kësaj komune shënon shifra mbresëlënëse dhe mbi 70 për qind efikasitet në funksionim, që paraqet efikasitet më të madh krahasuar me vitin e kaluar 2023, deklaroi zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev i cili së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski sot vizitoi Kriva Pallankën.
Kjo siç tha Bojmacaliev, konfirmon edhe një herë tezën se me polici të pajisur mirë dhe të motivuar, kemi qytetarë më të sigurt.
“Këtu është edhe fakti se të gjitha stacionet policore në territorin e SPB Kumanovë, duke përfshirë edhe Kriva Pallankën janë rikonstruktuar”, ka thënë zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme.
Bojmacaliev dhe Tasevski zhvilluan takim pune me kryesinë e Departamentit të Punëve të Brendshme në Kriva Pallankë dhe VK në vendkalimin kufitar “Deve Bair”.