30.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Java e dytë e fushatës për president

Me hyrjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale në javën e dytë, intensifikohen aktivitetet e kandidatëve dhe premtimet e tyre elektorale në takime me qytetarët, por më të dukshme janë edhe përplasjet mes kandidatëve kundërshtarë.

Dhe sot ata vazhdojnë me aktivitetet e tyre zgjedhore në vendbanime të ndryshme të vendit.

Kandidati për kryetar i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendrovski gjatë ditës do të vizitojë komunat e Dojranit, Bogdancit, Valandovës, ku do të prezantojë programin e tij në takime me qytetarët, ndërsa tubimi qendror do të mbahet në mbrëmje në Gjevgjeli.

Kandidatja për kryetare e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre, Gordana Siljanovska-Davkova, do ta prezantojë platformën e saj para qytetarëve në Dollneni, Makedonski Brod dhe Kërçovë.

Kandidati i BDI-së Bujar Osmani paralajmëroi aktivitete në Radovish dhe Shtip.

Kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të zhvillojë disa takime me qytetarë.

Maksim Dimitrievski, kandidati presidencial i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, paralajmëroi se do të ketë një konferencë me mediat, ndërsa nga shtabi i tij zgjedhor njoftoi se për sot nuk janë planifikuar takime me qytetarët.

Kandidatja për presidente nga e majta, Biljana Vankovska, programin do ta prezantojë para qytetarëve në Gazi Babë, në sheshin në lagjen Avtokomanda të Shkupit, si dhe në një tubim në Kumanovë. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit