24.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Burime diplomatike greke për ANA-MPA: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme

Nevoja për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Prespës, por edhe qëndrimi se ajo nuk është vetëm obligim për vendin, por edhe se nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme, i theksuan burimet diplomatike greke, transmeton agjencia shtetërore ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Burime diplomatike komentuan të gjitha çështjet aktuale të politikës së jashtme greke, përkatësisht hapat e ardhshëm në marrëdhëniet me Turqinë, marrëdhëniet me Kosovën, por edhe me vendin tonë.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, të njëjtat burime bënë me dije se duhet të ketë zbatim besnik të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa për memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, ata thanë se do të ratifikohen nëse pala tjetër respekton të gjitha hapat.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit