Ka ndërruar jetë Bedri Ajdari, familjari i disa prej të dënuarve në rastin “Monsta” dhe organizatori i protestave kundër këtij rasti.
Lajmin për vdekjen e Ajdarit e kanë bërë të ditur familjarēt e tij.
Bedri Ajdari, ka qenë më i zëshmi në mbrojtjen e të akuzuarve për rastin në rastin “Mostra”.
“Të Allahut jemi, dhe vetëm tek Ai do të kthehemi..
Axha jonë, ne vërtet për ty mërzitemi, syri loton, e zemra pikëllohet, por nuk e themi, pos ate që e kënaq Zotin tonë.
Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë, sonte në këto natë të mëdha të Ramazanit, axha jonë Bedria ia dorzoi shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Ne lusim Allahun që ta falë dhe ta mëshiron dhe xhennetin Firdeus nasip të ia bon, AMIN.. Axha jonë me një shtet të tërë ti luftove dhe asnjëherë nuk u dorëzove për vëllezërit tanë që kalben burgjeve luftove, gjithmonë për drejtësi dhe vetëm drejtësi, por ja që shteti iu bëri padrejtësi edhe atyre edhe ty. Allahu inshaAllah mundin dhe kontributin që e ke dhënë për të burgosurit e pafajshëm dhe me sëmundjen që u sprovove, Allahu ta kompenzoftë me xhennet inshaAllah, kurse ata që iu bën padrejtsi, padyshim që edhe në ket bot edhe botën tjetër do të japin llogari, e më së miri Zoti e din aty se si do dalin para Atij..
Të lutemi o Allahu ynë mëshiroje axhën tonë me mëshirën Tënde ja Rab, dhe gjith të vdekurit e ummetit të Muhammedit Alejhiselam..Amin Amin Amin🤲🤲🤲
🥲🥲🥲🥲”, ka shkruar në rrjetet sociale nipi i Bedri Ajdarit.