22.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mickoski: Nuk do të bëjmë kthimin e TVSH-së për kompani me deklarata të rreme doganore

 

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se në programin e partisë planifikojnë që tatimin e sheshtë prej 10 për qind, ta ulin në 8 për qind, përcjell TV21. Mickoski tha se në rast se vijnë në pushtet, do të shtojnë kontrollet për gjendjen e fiskalizimit.

“Po, për tatimin e sheshtë prej 10%, planifikojmë të ulet në të ardhmen, deri në 8%, këtë e kemi thënë. Si mendoj, ja masa e parë do të jetë, nuk do të bëjmë kthimin e TVSH-së për kompani me deklarata të rreme doganore prej multimilionave. Fillimisht aty do të nisim. E dyta, do të bëjmë analizë në të gjithë territorin e Maqedonisë, ku zbatohet fiskalizimi pas gjithë kësaj kohe dhe ku nuk zbatohet dhe disa politika tjera që planifikojmë seriozisht t’i zbatojmë dhe besoni nuk bëjmë shakat”, tha Mickoski./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit