Policia nis aksionin për shpërndarjen përfundimtare të protestuesve në Tiranë

Advertisement

Policia nisi rreth orës 19:30 aksionin përfundimtar për shpërndarjen e protestuesve.

Dy autobotë me ujë shoqëruan aksionin, shkruan A2.

Në këtë aksion morën pjesë një numër i madh forcash policore

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore, ka informuar se gjatë protestës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar.

•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)
•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•3 kalimtarë.

Aktualisht, në SUT po marrin trajtim 26 pacientë, përcjell A2.

Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.

Në QSUT deri tani janë paraqitur:

•3 efektiv policie
•Një protestues
•Një punonjës sigurie

Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit