Kryetari i komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanoski i ka uruar të gjithë shqiptarëve festën kombëtare të 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit.
“Me rastin e festës së nesërme, 28 nëntorit, “Ditës së Flamurit Shqiptar”, u shpreh urimet e mia të sinqerta të gjithë bashkëkombësve tanë shqiptarë.
Ju uroj që ta festoni festën në frymën e dinjitetit, krenarisë, paqes dhe respektit të ndërsjellë, të rrethuar nga të dashurit tuaj.
Gëzuar 28 nëntorin – “Ditën e Flamurit Shqiptar”, thuhet në urimin e kreut të komunës, Aleksandar Jovanovski.(INA)








