Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa akse rrugore ka lagështi nëpër karrexhata.

Advertisement

Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk raportohen pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalistikës rrugore, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, pranë lumenjve dhe në gryka malore, ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut dhe gurëve.

Kujdes i veçantë kërkohet në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Ndërkohë, nga 15 nëntori 2026 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky detyrim do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2027.

Sa i përket regjimit sezonal të komunikacionit, nga 17 nëntori, rruga Ohër–Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit