Mot i vranët me temperatura mbi zero, gjatë fundjavës priten reshje shiu

Advertisement

Sot parashikohet mot i vranët me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura, mbi 20 litra për metër katror brenda 24 orëve. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi zero dhe do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa ato gjatë ditës nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup priten reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht pasdite dhe nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 10 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, gjatë fundjavës moti do të jetë i vranët dhe me reshje. Të shtunën, në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, mbi 30 litra për metër katror brenda 24 orëve.

Me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu, në disa zona më të ulëta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të bjerë borë. Në male pritet të krijohet shtresë e re dëbore deri në 20 centimetra, ndërsa në zonat më të larta parashikohet shtresë më e vogël, prej 2 deri në 10 centimetra.

Të dielën, nga fundi i ditës, reshjet do të ndërpriten. Nga e hëna moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ftohtë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit