NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup njofton se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e një pjese të rrugës “Beogradska”, për shkak të një defekti në gypin e kyçjes.
Sipas njoftimit, defekti është paraqitur në rrugën “Beogradska”, nr. 56, ndërsa ndërprerja e furnizimit me ujë do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit të defektit.








