Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në mbledhjen e sotme, miratoi Strategjinë për zhvillimin e futbollit të Maqedonisë për periudhën 2027–2031, me të cilën përcaktohen prioritetet afatgjata dhe objektivat zhvillimore të federatës.
Strategjia, e titulluar “Është koha për futboll”, është hartuar në bazë të një analize të gjendjes aktuale, konsultimeve me aktorët kryesorë të komunitetit të futbollit, si dhe udhëzimeve për zhvillimin e futbollit nga UEFA dhe FIFA.
Sipas FFM-së, korniza zhvillimore mbështetet në katër shtylla kryesore: futbollin bazë (Grassroots), futbollin elitar, futbollin e femrave dhe qëndrueshmërinë socio-ekonomike.
Realizimi i këtyre objektivave do të mbështetet nga tre parakushte kryesore: infrastruktura, aktivitetet komerciale dhe marketingu, si dhe zhvillimi organizativ.
“Me miratimin e strategjisë ‘Është koha për futboll’ 2027–2031, vendosim bazat për planifikim, zbatim dhe monitorim të koordinuar të proceseve zhvillimore, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale, krijimin e kushteve më të mira për punë dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe afatgjata në futbollin maqedonas”, thuhet në njoftimin e FFM-së.








