Beteja kundër kumarit dhe kredive të shpejta vazhdon, ndërsa qëllimi është mbrojtja e familjeve dhe qytetarëve nga praktikat që rëndojnë gjendjen e tyre financiare. Kështu ka bërë të ditur Izet Mexhiti përmes një postimi në Facebook.
Sipas Mexhitit, kontrollet e realizuara në shoqëritë financiare kanë sjellë rezultate konkrete. Deri më tani janë kontrolluar 27 shoqëri financiare, ndërsa janë shqiptuar 18 masa inspektuese.
Ai bëri të ditur se pritet që qytetarëve t’u kthehen nga 140 deri në 200 milionë denarë, ndërsa gjobat për shkeljet e konstatuara mund të arrijnë deri në 100 mijë euro.
Mexhiti thekson se nuk do të lejohet që varësia nga kumari apo nevoja për kredi të shpejta të shfrytëzohen në dëm të qytetarëve.
“Paratë dhe dinjiteti i qytetarëve meritojnë mbrojtje”, ka shkruar Mexhiti, duke theksuar se kontrollet, përgjegjësia dhe zbatimi i ligjit do të vazhdojnë pa përjashtim./Ora24








