Shiroka Pula takon ambasadoren kroate, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Advertisement

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, është riafirmuar miqësia ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve.

Presidentja Shiroka Pula e ka vlerësuar Kroacinë si vend mik dhe mbështetëse të fuqishme të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e saj që nga vitet e luftës, njohja e pavarësisë dhe proceset e konsolidimit të shtetit.

Ajo ka kujtuar gjithashtu kontributin e shqiptarëve në luftën për lirinë e Kroacisë, duke e cilësuar atë si një urë të rëndësishme miqësie dhe afërsie ndërmjet dy popujve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit