Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion, përdorimin e pajisjeve dimërore, mbrojtjen nga varësitë, dhuna në familje, dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike
Më 17.11.2026, në zonën qendrore të qytetit të Shtipit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip realizuan aktivitet parandalues me temën: „Bëhu gati për udhëtim të sigurt në dimër – përdor pajisjet dimërore“.
Gjatë realizimit të aktivitetit, drejtuesve të automjeteve që merrnin pjesë në komunikacion iu tërhoq vëmendja për rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjegjshme në trafik gjatë udhëtimit, përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, përdorimit të gomave adekuate dhe posedimit të zinxhirëve për borë. Qytetarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, ndërsa iu rikujtua edhe rëndësia e posedimit dhe mbajtjes së pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete, pavarësisht kushteve atmosferike. Ky detyrim është në fuqi nga 15 nëntori i këtij viti deri më 15 mars 2027.
Më 17.11.2026, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme Dellçevë dhe Qendra Rajonale Lindje, në shkollat fillore rajonale „Klimenti i Ohrit“ në fshatrat Grad dhe Trabotivishtë, realizuan ligjëratë edukative me temat: „Parandalimi dhe mbrojtja nga varësitë – nikotina, alkooli dhe droga“ dhe „Siguria në komunikacion“. Përmes një prezantimi, nxënësve iu shpjeguan pasojat e dëmshme të varësive, mënyrat e mbrojtjes prej tyre, si dhe regullativa ligjore që buron nga këto dukuri. Gjithashtu, u realizua edhe një prezantim me temën e sigurisë në komunikacion, me theks të veçantë te siguria gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
Më 17.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Koçanit, në bashkëpunim me shërbimet profesionale dhe nxënësit e SHF „Rade Kratovçe“, realizuan një punëtori edukative me temën „Dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe bullizmi“. Gjatë punëtorisë, përmes prezantimeve dhe aktiviteteve interaktive, nxënësve iu shpjegua se problemet dhe konfliktet e vogla mes tyre duhet t’i zgjidhin gjithmonë në mënyrë paqësore, të respektojnë rregullat e sjelljes në shkollë dhe mësimdhënësit, të tregojnë empati ndaj shokëve dhe shoqeve, si dhe të bisedojnë hapur me prindërit ose mësimdhënësit nëse përballen me ndonjë problem. Gjithashtu, u theksua rëndësia e raportimit të dhunës pa frikë. Nxënësve iu prezantuan format e ndryshme të dhunës mes bashkëmoshatarëve, si dhuna verbale, fizike, sociale dhe digjitale, si dhe mënyrat e identifikimit të shenjave te viktimat.
Më 16.11.2026, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Çashkë realizuan aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Përdor pajisjet dimërore“. Qëllimi i aktivitetit ishte t’u rikujtohej drejtuesve të automjeteve se është në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, si dhe të rritet ndërgjegjësimi për domosdoshmërinë e përdorimit të tyre si një kusht i rëndësishëm për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Zyrtarë policorë nga NJPB Negotinë realizuan aktivitet parandalues për mbrojtjen nga vjedhjet e xhepave dhe mashtrimet. Qytetarëve iu tërhoq vëmendja për nevojën e kujdesit të shtuar dhe mënyrat se si mund të mbrohen nga llojet dhe format e ndryshme të vjedhjeve, me qëllim rritjen e sigurisë personale dhe pronësore. Aktiviteti ishte veçanërisht i orientuar drejt popullatës së moshuar, e cila më shpesh është cak i veprave të ndryshme kundër pronës. Atyre iu rekomandua të kujdesen për sendet personale, të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë komunikimit me persona të panjohur dhe të mos japin të dhënat e tyre personale, në mënyrë që të mos bëhen viktima të mashtrimeve.
Zyrtarë policorë nga NJPB Kavadar realizuan ligjëratë edukative për nxënësit e SHF „Strasho Pinxhur“ në fshatin Drenovë të Kavadarit, me temën e mbrojtjes nga dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike. Nxënësit u njohën me format e ndryshme të sjelljes së dhunshme, mënyrat e shfaqjes së këtyre dukurive devijante, si dhe pasojat që mund të shkaktojnë. Zyrtarët policorë u shpjeguan mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe përballimin e këtij lloji të sjelljes devijante ndërmjet të rinjve.
Gjithashtu, dje zyrtarë policorë nga NJPB Negotinë realizuan ligjëratë edukative për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve për nxënësit e SHF „Strasho Pinxhur“ në Negotinë.
Sot (17.11.2026), në ambientet e SHF „Goce Dellçev“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë realizuan ligjëratë edukative me temën: „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë – Identifikimi, raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje“. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes tek të rinjtë për identifikimin e formave të ndryshme të dhunës në familje, mënyrat e raportimit të saj, si dhe njohja me rolin e institucioneve në mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës. Përmes një prezantimi multimedial dhe komunikimit interaktiv, nxënësit u njohën me përmbajtjet kryesore, si: Format e dhunës në familje (fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale) dhe pasojat e tyre. Mënyrat e identifikimit të dhunës dhe mundësitë për raportimin e saj në polici, Qendrën për Punë Sociale dhe shërbimet shkollore. Kuadri institucional dhe mbrojtja ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë dispozitat e Kodit Penal dhe Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje. Rëndësia e Konventës së Stambollit si standard ndërkombëtar për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e kryerësve. Ligjërata u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe interaktive, ku nxënësit morën pjesë aktivisht në diskutim dhe parashtruan pyetje. Në fund të aktivitetit, nxënësve të pranishëm iu shpërndanë fletushka edukative me mesazhin „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë“.
Më 16.11.2026, në SHF „Krume Kepeski“, në territorin e Komunës së Kisella Vodës, u realizua një punëtori edukative me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta, me temën „Varësitë dhe dhuna“. Në kuadër të punëtorisë, nxënësit u njohën me kuptimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve – bullizmit, format e saj (dhuna fizike, psikologjike, bullizmi kibernetik dhe dhuna në familje), mënyrat e identifikimit, raportimit dhe kërkimit të ndihmës, si dhe legjislacionin përkatës.
Më 16.11.2026, në territorin e Komunës së Karposhit, nga ana e Njësisë për Parandalim, u realizua aktivitet parandalues në SHMQSH „Zdravko Cvetkovski“, me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë, me temën „Ndal dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe dhunës në ngjarjet sportive“. Nxënësit e pranishëm u njohën me temën dhe kuptimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve – bullizmit, format e saj (dhuna fizike, psikologjike, bullizmi kibernetik dhe dhuna në familje), dhunën dhe sjelljen e pahijshme në ngjarjet sportive, mënyrat e identifikimit, raportimit dhe kërkimit të ndihmës, si dhe me legjislacionin pozitiv në fuqi, të përshtatur sipas moshës së nxënësve.
Më 16.11.2026, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr), realizoi fushatë edukative dhe parandaluese në komunikacion me moton „Përdor pajisjet dimërore“. Qëllimi kryesor i fushatës ishte rritja e kulturës në komunikacion, në drejtim të respektimit të rregullave dhe dispozitave të trafikut, me theks të veçantë në përdorimin e pajisjeve dimërore gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Qytetarëve iu shpërndanë materiale edukative në formë fletushkash.
Më 17.11.2026, në territorin e Komunës së Karposhit, nga ana e Njësisë për Parandalim, u realizua aktivitet parandalues në SHMQSH „Lazar Tanev“, me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë. Në tribunën edukative u trajtua tema „Ndal dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe dhunës në ngjarjet sportive“. Nxënësit e pranishëm u njohën me kuptimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve – bullizmit, format e saj (dhuna fizike, psikologjike, bullizmi kibernetik dhe dhuna në familje), dhunën dhe sjelljen e pahijshme në ngjarjet sportive, mënyrat e identifikimit, raportimit dhe kërkimit të ndihmës, si dhe me legjislacionin përkatës, të përshtatur sipas moshës së nxënësve.
Më 17.11.2026, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me KRSKRr-në, realizoi një fushatë edukative dhe parandaluese në komunikacion, të dedikuar për drejtuesit e automjeteve, në kuadër të fushatës „Përdor pajisjet dimërore“, në territorin e Komunës së Gazi Babës.








