E la Mercedesin te mekaniku, por kur u kthye u zhdukën edhe vetura, edhe mjeshtri!

Advertisement

Një 69-vjeçar nga rajoni i Gostivarit ka denoncuar në polici një rast mashtrimi prej 350 eurosh, pasi vetura e tij e markës “Mercedes”, të cilën e kishte lënë për riparim, është zhdukur së bashku me mekanikun.

Sipas denoncimit të paraqitur më 16 nëntor, në orën 13:20, qytetari kishte rënë dakord me një person me inicialet S.L. për riparimin e automjetit.

Mirëpo, kur është kthyer për ta marrë veturën, ka mbetur i habitur: as Mercedesi nuk ishte aty, ndërsa mekaniku ishte bërë i paarritshëm.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Plusinfo.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit