Mexhiti për Ora24: Ligji për kontratat e përhershme! Administrata në shërbim të qytetarëve jo në tubime partiake

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në prononcim ekskluziv për Ora24, thotë se me Propozim ligjin për transformimin e marrëdhënies së rregullt të punës, Kontratat e përkohshme për të punësuarit në administratë, do të shndërrohen në vendime pune të përhershme.

“Pra mund të them me siguri se qindra, por mund të jenë edhe mijëra punëtor të cilët janë me kontrata prej në të kaluarën, ne nuk do i lëmë ata me kontrata në vepër që ti manipulojmë gjatë cikleve zgjedhore, ti kemi në sustë që të votojnë për ne, ti mbushin tubimet, të na bëjnë përkrahje artificiale. Pra ky është edhe dallimi, ndryshimi”, deklaroi për Ora24, Izet Mexhiti.

Ai shtoi se administrata nuk duhet të jetë në presion për vendin e punës, por duhet të jetë e fokusuar në shërbim të qytetarëve.

“Ne i shohim ato në shërbim të qytetarëve prandaj ato qindra e qindra, ndoshta edhe mijëra shqiptar, maqedonas dhe të tjerë, nuk do të jenë më me kontrata, por prej këtij ligji do të transformohen në vendime të përhershme, gjë që do të krijon stabilitet te këto punëtor të administratës, do të krijon siguri dhe rroga më të mira edhe stazhi do ju ecë dhe do të kenë vetëm një përkushtim, se si ti shërbejnë më mirë qytetarët aty ku janë”.

Propozim ligji ka hyrë në procedurë parlamentare dhe është vendosur në rendin e ditës së seancës 132, e cila është caktuar për më 1 dhjetor./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit