Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin të martën, më 17 nëntor, aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Gjykatës Speciale, me një vonesë prej dhjetë minutash.
Përveç Thaçit, në këtë proces janë të akuzuar edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.








