Pajaziti: Pse hesht Fatmir Besimi për Alta Bankën? Ish-ministri duhet të sqarojë dokumentin e vitit 2023

Advertisement

 

 

Analisti politik Naser Pajaziti ka ngritur pikëpyetje për rolin e ish-ministrit të Financave, Fatmir Besimi, në çështjen e Alta Bankës serbe, duke kërkuar prej tij të dalë publikisht dhe të sqarojë përmbajtjen e një dokumenti zyrtar të vitit 2023.

 

Në një reagim në Facebook, Pajaziti thekson se emri i Besimit përmendet në një dokument të kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Financave, përmes të cilit, sipas tij, i kërkohej Qeverisë të miratonte që Avokatura e Shtetit të hynte në marrëdhënie afariste me “Alta Bankën – Serbi”.

 

Pajaziti vlerëson se Besimi, si ish-ministër i Financave dhe si person që ka mbajtur disa poste të larta në qeveritë e kaluara, duhet të japë sqarime për dokumentin dhe për përfshirjen e tij në këtë proces.

 

“Ministri i përjetshëm është mirë si më i thirruri të dalë e të japë sqarime për dokumentin, të vërtetën e tij, edhe si ekspert, por edhe si ministër i asaj kohe”, shkruan Pajaziti.

 

Ai gjithashtu rikthen në vëmendje karrierën e gjatë qeveritare të Besimit, duke theksuar se ai ka mbajtur poste ministrore në kabinetet e Branko Cërvenkovskit, Vllado Buçkovskit, Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit dhe Dimitar Kovaçevskit.

 

Në fund, analisti shtron pyetjen se cilat janë arritjet konkrete të Besimit gjatë gjithë kësaj periudhe në pushtet dhe çfarë kontributi e ka mbajtur atë në garnitura të ndryshme qeveritare.

 

“Çka ka bërë diçka ministri ‘rekordmen’ që do të mbahet mend dhe cilat janë arritjet e tij? Unë s’e kam idenë!”, përfundon reagimin Pajaziti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit