BDI akuzon VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in për shitjen e Stopanska Bankës te Alta Banka e Beogradit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e shitjes së Stopanska Bankës te Alta Banka e Beogradit, duke akuzuar funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it se po tentojnë të shmangin përgjegjësinë përmes akuzave ndaj të tjerëve.
Në reagimin e saj, BDI pretendon se vendimet për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut janë miratuar gjatë qeverisjes aktuale, ndërsa kërkon sqarime se si banka ka hyrë në tregun vendor.
BDI gjithashtu rikujton paralajmërimet e saj për lidhjet e dyshuara të bankës me të ashtuquajturën „Botë Serbe“, duke ngritur shqetësime për ndikimin e saj në rajon.
„Alta Bankën nuk e solli era. Ia hapët derën ju! Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!“, thuhet në reagimin e BDI-së.
Partia kërkon që përgjegjësit të japin llogari për vendimet dhe nënshkrimet në dokumentet që lidhen me këtë çështje.
BDI reagon për rastin e Alta Bankës: “Vetë ia hapët derën, tani mos kërkoni fajtorin në derë të huaj!”








