Goditje e fortë ndaj prerësve ilegalë të pyjeve: Sekuestrohen 734 metra kub dru dhe dhjetëra automjete!

Advertisement

Policia Pyjore në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar 734 metra kub dru gjatë aksioneve të zhvilluara në tetor kundër prerjes dhe tregtisë së paligjshme të drunjve.

 

 

Gjatë kontrolleve janë konfiskuar përkohësisht 11 kamionë, 15 automjete, 8 traktorë, 13 rimorkio dhe 18 sharra motorike.

Autoritetet kanë dorëzuar gjithsej 147 kallëzime, prej të cilave 122 për kundërvajtje dhe 25 kallëzime penale.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, paralajmëroi vazhdimin e kontrolleve dhe masa ndaj të gjithë atyre që presin apo shesin dru në mënyrë të paligjshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit