Rama e konfirmon: Samiti i NATO-s në Tiranë s’do të mbahet në vitin 2027

Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Shqipëria është parashikuar të jetë vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili, nëse organizohet në vitin 2028, do të mbahet në Tiranë.

Këtë deklaratë Rama e bëri nga Dublini, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian.

Kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se ende nuk ka një dakordësi mes vendeve anëtare të NATO-s për datën e mbajtjes së samitit të ardhshëm, duke përjashtuar mundësinë që ai të organizohet në vitin 2027.

“Shqipëria është parashikuar si vendi i ardhshëm pritës i Samitit të NATO-s. Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për datën se kur do të zhvillohet samiti”, u shpreh kryeministri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit