Mickoski: Vendimet e Gjykatës Supreme për Llaskarcin dhe spitalin modular janë tronditëse, akuzon për vendime politike

Advertisement

 

Kryeministri Hristijan Mickoski ka kritikuar ashpër punën e Gjykatës Supreme, duke vënë në pikëpyetje vendimet për rastet e tragjedisë së Llaskarcit, spitalit modular dhe disa lëndëve të tjera ku, sipas tij, janë të përfshirë funksionarë të BDI-së.

Në një paraqitje në emisionin „Tema e ditës“ në Televizionin Sitel, Mickoski tha se problemet në sistemin e drejtësisë nuk lidhen me mungesën e mjeteve financiare, por me mungesën e përgjegjësisë dhe ndjenjës për drejtësi.

Ai theksoi se gjykatat kanë marrë miratim për punësimin e mbi 200 personave, ndërsa edhe vitin e ardhshëm pritet të lejohen po aq punësime. Sipas tij, janë rritur edhe pagat e gjyqtarëve, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të prokurorëve.

Mickoski pretendoi se Departamenti Penal i Gjykatës Supreme vazhdimisht anulon lëndë ku janë të përfshirë funksionarë të BDI-së dhe i kthen ato në rigjykim në shkallë të parë, duke rrezikuar parashkrimin e tyre.

Qytetarët janë të shokuar nga vendime të tilla. Mund të keni gjyqtarë të shkëlqyer dhe qindra vendime të bazuara në të drejtën, por një vendim i tillë i anulon të gjitha“, deklaroi Mickoski.
Ai u bëri thirrje mediave që të verifikojnë se cilët gjyqtarë kanë marrë pjesë në vendimmarrjen për rastet „Llaskarc“ dhe „Spitali modular“, duke kërkuar llogaridhënie për vendimet e Gjykatës Supreme.
Sipas tij, vendime të tilla krijojnë te qytetarët ndjenjën se në vend nuk ka luftë të mirëfilltë kundër kriminalitetit.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit