Tre persona arrestohen në Çegran, policia u gjen pluhur të bardhë në automjet

Advertisement

Tre persona nga Gostivari janë arrestuar gjatë një kontrolli policor në fshatin Çegran.

Tetovasot raporton se policia ndaloi një automjet “Peugeot” me targa të Gostivarit, ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur e bardhë.

Të arrestuar janë S.I. (52), A.M. (36) dhe Sh.O. (39), ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit