Arsim Dalipi është zgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare (LSH) në Strugë, në Kuvendin e Degës që u mbajt sot.
Në punimet e Kuvendit mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela.
Delegatët e Kuvendit votuan Dalipin për të udhëhequr degën e LSH-së në Strugë, duke i besuar përgjegjësinë për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të subjektit politik në nivel lokal.
Me zgjedhjen e kryetarit të ri, Lidhja Shqiptare në Strugë nis një etapë të re të organizimit dhe funksionimit të strukturave të saj.








