Mendi Qyra mbështet KTU Fest, vlerëson aktorin Ndriçim Xhepa

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të festivalit KTU Fest, ku i ka ndarë mirënjohje aktorit të njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa.

Përmes një postimi në Facebook, Qyra e ka cilësuar pjesëmarrjen në festival si kënaqësi dhe privilegj, duke vlerësuar kontributin e Xhepës në artin dhe teatrin shqiptar.

Ai ka përgëzuar organizatorët Olsa dhe Xhelo për organizimin dhe përkushtimin, ndërsa ka theksuar se mbështetja për artin dhe kulturën do të jetë një nga përgjegjësitë e tij edhe në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës.

Qyra ka premtuar se do të vazhdojë të mbështesë artistët dhe iniciativat që pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit