Presidentja Shiroka Pula pret në takim Besiana Kadarenë

Advertisement

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën diskutoi për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

Takimi u mbajt në kuadër të hapjes së ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, e cila i kushtohet 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e ekspozitës në kujtimin e veprës së Kadaresë, lidhjeve të tij me Kosovën dhe ndikimit që letërsia e tij ka pasur në kulturën shqiptare dhe më gjerë./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit